Shërbimi i Urologjisë Dhe Andrologjisë në Spitalin “Villa Alba”
Shërbimi i Urologjisë në Spitalin “Villa Alba drejtohet nga një ndër mjekët më të njohur urolog në Shqipëri, dr. Gëzim Galiqi. Në sajë të eksperiencës së tij shumëvjecare dhe kualifikimeve të shumta jashtë vendit Dr. Galiqi i siguron pacientit një shërbim të specializuar në fushën e urologjisë, duke përdorur kryesisht Teknikat Mininvazive dhe Lazerit, të cilat rezultojnë më efektive dhe më me pak komplikacione për pacientin.
Gjithashtu, duhet theksuar se dr. Galiqi është një nder themeluesit e urologjisë moderne shqiptare, duke sjellë për herë të parë në vendin tonë Rikonstruktimin e Uretrës me Mukozë Bukale, patologji për të cilën Spitali Villa Alba është një qendër referimi në rajon.
Urologjia dhe Andrologjia diagnostikon dhe trajton patologjitë e sistemit urinar si:
Hipertrofia a beninje e prostatës
Tumori i prostatës dhe tumori i testikulit
Infeksionet e prostatës dhe epididimës
Tumoret e aparatit urinar dhe penisit
Infeksionet e rrugëve urinare
Stenoza e ureterit dhe uretrës
Sindroma e bashkimit pielo-ureteral
Ureterocela, vezika neurologjike
Gurët në veshka, në ureterë dhe në fshikëzën e urinës.
Hidrocela
Varikocela
Inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës)
Cistocela
Hiperaktiviteti vezikal
Refluksi veziko-ureteral
Fimoza, frenuli i shkurtër e difekte estetike të penisit
Disfunksioni erektil
Ejakulacioni i parakohshëm
Infertiliteti mashkullor
Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme (HPV, kondilomat ose lythat genital, etj.)
Spitali Villa Alba sjell per here te pare ne Durres eliminimin e kalkulozes se rrugeve urinare (Gureve ne veshka) me lazer, e cila perfaqeson teknologjine me te fundit te trajtimit te kesaj patologjie! Trajtimi i kalkulozes se rrugeve urinare me lazer eliminon perdorimin e kirurgjise per trajtimin e kesaj patologjie duke bere te mundur rekuperimin e menjehershem te pacientit!