Klinika Villa Alba Dent

Klinika Villa Alba Dent, një nga departamentet e Spitalit Villa Alba ju ofron shërbimet e saj stomatologjike si ndërhyrje kirurgjikale, implantologji, ortodonci, terapi të ndryshme dhe shërbime dentare estetike që prej 2020.
Misioni ynë është të ndihmojmë pacientët tanë të jetojnë të shëndetshëm me një buzëqeshje të sigurt e me vetëbesim.
Kete mision e realizojmë më së miri në saj të stafit të specializuar , e me shumë eksperiencë dhe ju ofrojme shërbimet më të mira falë teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që klinika disponon.
Spitali Villa Alba, nëpërmjet profesionalizmit të mjekëve në këtë spital, ka si qëllim kryesor t’i ofrojë pacientit një shërbim sa më cilësor duke përdorur gjithashtu materialet më të mira në treg, të cilat sigurojnë më shumë siguri mbi shëndetin e pacientit.
Shërbimet Tona konsistojnë në:
- Implantologji
Implantet dentare janë rrënjë zëvendësuese të dhëmbëve. Implantet dentare konsiderohen si mënyra më e mirë për zëvendësimin e dhëmbëve, që mungojnë në gojë - Stomatologji Estetike
Nëpërmjet teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet nje buzëqeshje perfekte. - Kirurgji Orale
Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral, sic janë: Heqja e dhëmbëve apo e rrënjëve të mbetura, heqja e kisteve apo kirurgji pre-protetike. - Ortodonci
Ortodoncia është dega e dentistrisë që merret me krijimin, rikthimin apo ruajtjen e raporteve të rregullta midis nofullave dhe harkadave dentare. Një nga alternativat që na ofrohen sot për rikthimin e buzëqeshjes dhe drejtimit të dhëmbëve perkrahë aparateve fikse, janë aparatet Invisalign, të cilët janë të lëvizshëm dhe transparent, duke rezultuar kështu tepër estetikë dhe komodë. - Terapi dhe protetike
Protetika është ajo pjesë e stomatologjise që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral nëpërmjet punimeve protetike fikse dhe të lëvizshme duke sjellë rehabilitimin e gojës dhe rikthimin e buzëqeshjes suaj. - Pedodonti
Stomatologjia Pediatrike ose Pedodontia është fusha e stomatologjisë e cila merret me fëmijët. Ajo është nën fokusin tonë kryesor pasi mbrojtja e trajtimi i hershëm i patologjive stomatologjike tek fëmijët përbën një faktor kyç në gëzimin e një shëndeti të mirë oral për të gjithë jetën. - Terapi Stomatologjike e Kirurgji Orale nën Anestezi Gjenerale
Me një staf të specializuar e kushte bashkohore Villa Alba Dent ofron kryerjen e gjithë shërbimeve dentare nën anestezi gjenerale. Spitali Villa Alba sjell për herë të parë këtë shërbim brenda një klinike të mirëstrukturuar kirurgjikale, ku shërbimet e kirurgjisë oro-maksilofaciale asistohen gjatë gjithë kohës nga mjekë anestezistë. Gjithashtu kjo strukturë për t’i ofruar pacientit një shërbim të plotë ofron edhe mundësinë e hospitalizimit të pacientit dhe ndjekjen e tij 24 orë nga staf i kualifikuar mjekësor dhe infermieror.
