Otorinolaringoiatria është një degë e mjekësisë që merret me studimin dhe trajtimin e sëmundjeve të hundës, fytit dhe veshëve.
Disa nga patologjitë kryesore që trajtohen nga otorinolaringologët tanë përfshijnë:
- Patologjitë e veshëve: Otite akute dhe kronike, që shkaktohen nga bakteret ose viruset.
- Patologjitë e hundës: Sinusiti, ndjeshëmria ndaj alergjive (rinite), devijimi i septumit nazal, polipet nazale.
- Çrregullimet e fytit: Tonsiliti, faringiti dhe laringiti.
- Alergjitë: Alergjitë e hundës, që shkaktojnë simptoma si teshtitje, hundë të bllokuar dhe irritim.
- Tumoret: Tumoret beninj dhe malign të zonës së kokës dhe qafës, duke përfshirë ato të kordave të zërit dhe gojës.
- Problemet e dëgjimit: Dëmtimi i nervit akustik, otoskleroza dhe humbja e dëgjimit të lidhur me moshen.
- Çrregullimet e zërit: Problemet e zërit që mund të ndodhin për shkak të inflamacioneve ose patologjive të tjera te fytit.
- Sindroma Vertiginoze (Marrja e mendve): Shpesh here sindroma vertiginoze shkaktohet pikerisht nga patologjite e veshit.
- Apnea e Gjumit dhe Gërrhitja
Pranë Spitalit Villa Alba mund të kryeni konsulta në fushën e Otorinolaringoiatrisë ( Ear Nose Throat) me mjekun e mirënjohur italian Dott.Loreto Silvagni.
Dott. Silvagni, i specializuar në Otorinolaringoiatri në universitetin “Cattolica del Sacro Cuore” të Romes dhe me një eskperiencë shumëvjecare në këtë fushë ofron me profesionalizëm një gamë të gjërë shërbimesh, duke filluar nga egzaminimet e thjeshta diagnostike e deri tek ndërhyrjet më komplekse kirurgjikale.
Ai sjell për herë të parë në Shqipëri kirurgjinë endoskopike të sinuseve, duke eliminuar dhimbjen e kokës prej sinuzitit. Gjithashtu Dott.Silvagni trajton me endoskopi mishin e huaj në hundë duke cliruar rrugët e frymëmarrjes pa patur nevojë për perdorjen e tamponëve nazalë. Dott. Silvagni kryen Kirurgjinë e bajameve me metoda bashkëkohore dhe egzaminimin endoskopik të laringut, hundës, faringut, kirurgjinë e veshit, kirurgjinë e gërrhitjes dhe apneve noturne si dhe shumë shërbime të tjerat profesionale ORL.