Permbajtja e faqes

Mikrokirurgjia

Mikrokirurgjia konsiston në disa procedura/ ndërhyrje të vogla kirurgjikale të cilat realizohen në regjim ambulatorial nën anestezi lokale ose nën sedacion. Vec teknikave tradicionale kirurgjikale në këtë strukturë bëhet dhe trajtimi me lazer i patologjive të lëkurës.
Pranë Spitalit Villa Alba mund të kryeni ndërhyrje të ndryshme mikro-kirurgjikale si:

  • Cirkumcizioni ose Syneti
  • Drenimi i Abceseve
  • Trajtimi i Ateromave ose Kisteve Sebace
  • Heqja e Nevuseve
  • Trajtimi me lazer i kallove dhe verrukeve
  • Trajtimi kirurgjikal i Uncusit (Thojit në mish)
  • Heqja e Lipomave ( gjendrave dhjamore) të lekurës
  • Heqja e masave të ndryshme tumorale ose jo të lekurës
  • Qepje e plagëve
  • Marrje Biopsie

Shëndeti juaj është vetëm një klikim larg

Rezervo Vizitën Tënde
Sot