Laboratori i Analizave në Spitalin Villa Alba
Spitali Villa Alba disponon laborator analizash të gjeneratës së fundit, duke i siguruar pacientit saktësi dhe rigorozitet në ekzaminimet e kryera. Pranë këtij laboratori mund të kryeni një gamë të gjerë analizash laboratorike për nevoja të ndryshme diagnostikuese.
Shërbimet Laboratorike të Ofruara
Disa prej ekzaminimeve laboratorike të cilat mund të kryeni pranë Spitalit Villa Alba janë:
- Gjak komplet me formulë
- Ferritinemi
- Nivel i protrombinës
- Elektrolite
- Lipidogramë
- Azotemi
- Kreatinemi
- Glicemi
- SGOT/SGPT
- Bilirubinë totale
- TSH / FT3 / FT4 (Hormonet e tiroides)
- PSA (Antigjeni Specifik i Prostatës)
- Markues tumoralë
- Alfa-fetoproteina
- Urinë komplet
- Urokulturë
- Spermogramë
- Antibiogramë
- Feçe-parazit
- Teste hormonale (Testosteron, B-HCG, FSH, LH, Estradiol, etj.)
- Testet e hepatitit
- Testet e HIV