Permbajtja e faqes

Jeni Mbipeshë?


Keni provuar të gjitha mënyrat dhe nuk po arrini të bini nga pesha? Mos u shqetësoni, tashmë zgjidhjen e gjeni tek Sherbimi i Kirurgjisë Bariatrike pranë Spitalit Villa Alba.
Kirurgjia bariatrike, e quajtur ndryshe edhe Kirurgjia e Humbjes së Peshës, është një grup procedurash kirurgjikale që synojnë të ndihmojnë individët të humbasin peshë, veçanërisht ata që vuajnë nga obeziteti ekstrem dhe kanë probleme shëndetësore të lidhura me të. Ajo siguron që ata të arrijnë një peshë optimale brenda pak kohësh dhe të ruajnë rezultatet pozitive për një kohë të gjatë.
Këto procedura gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e sëmundjeve të lidhura me obezitetin, si Diabeti tip 2, hipertensioni, dhe Apnea e gjumit.
Dy procedurat kryesore te cilat kryhen pranë Spitalit Villa Alba janë Gastric Sleeve dhe Baloni Bastrik.

Laparoscopic Gastrik Sleeve, është një formë e Kirurgjisë Bariartrike në të cilën reduktohet rreth 75% te masës se stomakut, duke reduktuar sasinë e ushqimit që konsumohet , por pa shkaktuar ulje të perthithjes së lëndëve ushqyese, duke rezultuar kështu teknika më fiziologjike e përdorur në Kirurgjinë Bariatrike.
Gjithashtu kjo procedurë shkakton ulje të oreksit si pasojë e zvogëlimit të sasisë së “hormonit të urisë”, Grelinës, e cila prodhohet në pjesën e fundusit të stomakut dhe hiqet gjate këtij interventi.
Si rezultat i këtij interventi pacientët humbasin rreth 40%-70% të peshës së tepërt të trupit dhe shumë komorbiditete që lidhen me mbipeshën, si Diabeti Tipi II, Hipertensioni, Apnea obstruktive e gjumit, Hipertrigliceridemia dhe Hiperkolesterolemia.

Shëndeti juaj është vetëm një klikim larg

Rezervo Vizitën Tënde
Sot