Kush Jemi Ne

Përkushtim ndaj cilësisë dhe pacientit

Me një staf të kualifikuar, të kryesuar nga kirurgu i mirënjohur, Dr.Ilir Shani, ne bashkepunim me specialistet me ne ze shqipetar e te huaj, Spitali “Villa Alba” i ofron pacientit një shërbim tepër cilësor me çmimet më konkuruese.

Me një eksperiencë më shumë se 30 vjeçare në fushën e kirurgjisë gjenerale dhe kualifikimeve të shumta në Europë, Amerikë e më gjerë, kirurgu i mirënjohur,Dr. Shani i siguron pacientit një shërbim të specializuar në fushën e kirurgjisë gjenerale, duke përdorur gjithashtu edhe KIRURGJINË LAPAROSKOPIKE, e cila paraqet teknikën më të përparuar në trajtimin e patologjive kirurgjikale.

Me një sipërfaqe mbi 2500 m², ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të projektuara për t’ju sjellë cilësinë më të lartë dhe përkujdesjen që meritoni.

19_L8490
19_L8486
Fokusi Ynë

Kirurgjia mininvazive

Kirurgjia mininvazive është një qasje moderne, e cila konsiston ne Laparoskopi, TUR (Trans Ureteral Resection), Lithrotrispy me lazer, FESS (Functional Endoscopic Sinus Surgery). Prane Spitalit "Villa Alba" keto teknika perdoren në Kirurgjinë Gjenerale, Urologjike, Gjinekologjike, Bariatrike dhe atë ORL, duke i ofruar pacientit një sërë përfitimesh të rëndësishme si:

  • Rekuperim më i shpejtë: Pacientët mund të rikthehen më shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.
  • Dhimbje më e ulët pas operacionit: Teknikat miniminvazive shkaktojnë më pak trauma në trup, duke reduktuar dhimbjet postoperative.
  • Komplikacione më të pakta: Rreziku për infeksione dhe komplikacione të tjera është më i ulët.
  • Pa shenja ose shenja më të vogla: Përdorimi i rrugeve hyrese natyrale ose prerjeve të vogla siguron një rezultat estetik më të mirë.
  • Kohë më e shkurtër hospitalizimi: Shumica e pacientëve mund të largohen nga spitali më shpejt.
Doktorët Tanë

Mjekët tanë më të vlerësuar

Dr. Ilir Shani

Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Aldi Shani

Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Emiljana Gjecka

Anesteziste Reanimatore

Dr. Gëzim Galiqi

Urolog

Dr. Loreto Silvagni

ORL (Otorinolaring)

Dr. Tedi Minarolli

ORL (Otorinolaring)

Dr. Besmir Grizha

Kirurg Vaskular

Dr. Frenki Vila

Kirurg Vaskular

Dr. Manjola Qordja

Anatomopatologe

Dr. Ivirt Shkreli

Gjinekolog

Dr. Kleon Breshani

Ortoped

Dr. Milton Rroco

Kirurg Oro-Maxillofacial

Dr. Faton Daci

Fizioterapist

Dr. Qamile Arapi

Radiologe

Dr. Gerelda Doraci

Stomatologe

Dr. Orges Hoxha

Stomatolog

Dr. Ledjana Kondi

Kardiologe
IMG_4774
Pse të Zgjidhni Spitalin "Villa Alba"

Profesionalizëm, teknologji moderne dhe përkushtim ndaj pacientit

  • Staf Ekspert: Mjekët tanë janë ndër më të mirët në fushat e tyre, me eksperiencë dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit.
  • Teknologji e Avancuar: Ne përdorim pajisjet dhe metodat më të fundit për të siguruar diagnozë dhe trajtim efikas, duke përfshirë teknika mini-invazive, endoskopike dhe laparoskopike.
  • Përkushtim ndaj Kujdesit: Çdo pacient trajtohet me kujdes të veçantë, duke ofruar shërbime të personalizuara sipas nevojave individuale, në një ambient të sigurt dhe komod.
Motoja Jonë

"Me ne, shëndeti juaj dhe i të afërmve tuaj është në duar të sigurta!"

Ju mirëpresim në Spitalin "Villa Alba", ku kujdesi për shëndetin tuaj është misioni ynë kryesor