Kush Jemi Ne
Përkushtim ndaj cilësisë dhe pacientit
Me një staf të kualifikuar, të kryesuar nga kirurgu i mirënjohur, Dr.Ilir Shani, ne bashkepunim me specialistet me ne ze shqipetar e te huaj, Spitali “Villa Alba” i ofron pacientit një shërbim tepër cilësor me çmimet më konkuruese.
Me një eksperiencë më shumë se 30 vjeçare në fushën e kirurgjisë gjenerale dhe kualifikimeve të shumta në Europë, Amerikë e më gjerë, kirurgu i mirënjohur,Dr. Shani i siguron pacientit një shërbim të specializuar në fushën e kirurgjisë gjenerale, duke përdorur gjithashtu edhe KIRURGJINË LAPAROSKOPIKE, e cila paraqet teknikën më të përparuar në trajtimin e patologjive kirurgjikale.
Me një sipërfaqe mbi 2500 m², ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të projektuara për t’ju sjellë cilësinë më të lartë dhe përkujdesjen që meritoni.


Fokusi Ynë
Kirurgjia mininvazive
Kirurgjia mininvazive është një qasje moderne, e cila konsiston ne Laparoskopi, TUR (Trans Ureteral Resection), Lithrotrispy me lazer, FESS (Functional Endoscopic Sinus Surgery). Prane Spitalit "Villa Alba" keto teknika perdoren në Kirurgjinë Gjenerale, Urologjike, Gjinekologjike, Bariatrike dhe atë ORL, duke i ofruar pacientit një sërë përfitimesh të rëndësishme si:
- Rekuperim më i shpejtë: Pacientët mund të rikthehen më shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.
- Dhimbje më e ulët pas operacionit: Teknikat miniminvazive shkaktojnë më pak trauma në trup, duke reduktuar dhimbjet postoperative.
- Komplikacione më të pakta: Rreziku për infeksione dhe komplikacione të tjera është më i ulët.
- Pa shenja ose shenja më të vogla: Përdorimi i rrugeve hyrese natyrale ose prerjeve të vogla siguron një rezultat estetik më të mirë.
- Kohë më e shkurtër hospitalizimi: Shumica e pacientëve mund të largohen nga spitali më shpejt.
Doktorët Tanë
Mjekët tanë më të vlerësuar

Dr. Ilir Shani
Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Aldi Shani
Kirurg i Përgjithshëm

Dr. Emiljana Gjecka
Anesteziste Reanimatore

Dr. Gëzim Galiqi
Urolog
Dr. Loreto Silvagni
ORL (Otorinolaring)
Dr. Tedi Minarolli
ORL (Otorinolaring)
Dr. Besmir Grizha
Kirurg Vaskular
Dr. Frenki Vila
Kirurg Vaskular
Dr. Manjola Qordja
Anatomopatologe
Dr. Ivirt Shkreli
Gjinekolog

Dr. Kleon Breshani
Ortoped
Dr. Milton Rroco
Kirurg Oro-Maxillofacial
Dr. Faton Daci
Fizioterapist
Dr. Qamile Arapi
Radiologe
Dr. Gerelda Doraci
Stomatologe
Dr. Orges Hoxha
Stomatolog
Dr. Ledjana Kondi
Kardiologe

Pse të Zgjidhni Spitalin "Villa Alba"
Profesionalizëm, teknologji moderne dhe përkushtim ndaj pacientit
- Staf Ekspert: Mjekët tanë janë ndër më të mirët në fushat e tyre, me eksperiencë dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit.
- Teknologji e Avancuar: Ne përdorim pajisjet dhe metodat më të fundit për të siguruar diagnozë dhe trajtim efikas, duke përfshirë teknika mini-invazive, endoskopike dhe laparoskopike.
- Përkushtim ndaj Kujdesit: Çdo pacient trajtohet me kujdes të veçantë, duke ofruar shërbime të personalizuara sipas nevojave individuale, në një ambient të sigurt dhe komod.
Motoja Jonë
"Me ne, shëndeti juaj dhe i të afërmve tuaj është në duar të sigurta!"
Ju mirëpresim në Spitalin "Villa Alba", ku kujdesi për shëndetin tuaj është misioni ynë kryesor