Shërbimi i Kirurgjisë Gjenerale në Spitalin “Villa Alba” perfshin trajtimin e patologjive si:
Me një staf të kualifikuar dhe të dedikuar, të udhëhequr nga kirurgu i mirënjohur Dr. Ilir Shani, Spitali “Villa Alba” ofron shërbime kirurgjikale të cilësisë së lartë me çmimet më konkurruese. Me mbi 30 vite eksperiencë në fushën e kirurgjisë gjenerale dhe me kualifikime të shumta në Evropë, Amerikë dhe më gjerë, Dr. Shani garanton pacientëve një shërbim të specializuar, duke përdorur teknologjitë më të avancuara.
Në Spitalin “Villa Alba” ofrohen dy metoda kirurgjikale për trajtimin sëmundjeve :
• Kirurgjia e hapur, një procedurë tradicionale që përfshin prerje të mëdha për qasjen në organet e brendshme.
• Kirurgjia laparaskopike, një metodë më moderne dhe më pak invazive.
Gjithashtu pranë Spitalit Villa Alba perdoret dhe teknologjia Lazer për trajtimin e Fistulave të ndryshme dhe patologjive të lekurës.
Laparoskopia
Laparoskopia është një teknikë kirurgjikale mini-invazive që realizohet përmes incizioneve të vogla përmes të cilave vendosen instrumentet e nevojshme për vizualizimin dhe realizimin e proceseve kirurgjikale.
Për shkak të avantazheve të saj, laparoskopia është shndërruar në një procedurë standarde për shumë indikacione në kirurgjinë abdominale, urologji dhe gjinekologji.
Avantazhet e laparoskopisë
• Zvogëlon madhësinë e incizionit, duke e bërë procedurën më pak invazive dhe me morbiditet më të ulët.
• Përmirëson rezultatet kozmetike krahasuar me kirurgjinë e hapur.
• Redukton shanset për aderenca pas operacionit.
• Zvogëlon sasinë e gjakut të humbur gjatë operacionit.
• Zvogëlon dhimbjen pas operacionit.
• Ul rrezikun e komplikacioneve dhe infeksioneve.
• Redukton nevojën për ilaçe analgjezike.
• Shkurton kohën e qëndrimit në spital dhe ndihmon pacientin të kthehet më shpejt në aktivitetet e përditshme.
Laparoskopia ka evoluar në një nga metodat më moderne dhe efektive kirurgjikale, duke përmirësuar shërbimin dhe rikuperimin e pacientëve.
Shërbimi i Kirurgjisë Gjenerale në Spitalin “Villa Alba” perfshin trajtimin e patologjive si:
• Kalkuloza e kolecistes dhe rrugeve biliare
• Ekinokoku dhe kistet Hepatike
• Kistet renale
• Hernia Inguinale
• Hernia Umbelikale dhe supraumbelikale
• Laparocela
• Apendiciti
• Ileus
• Perforacioni i Stomakut
• Patologjite gjendres Tiroides dhe Paratiroide
• Patologjite e gjendres se Gjirit
• Patologjite e Esofagut e Stomakut
• Patologjite e Intestinit (Zorres se holle)
• Patologjite e Kolonit (Zorres se trashe) dhe Rektumit
• Patologjite e Uterusit ( Mitres ) dhe vezoreve
• Obeziteti morbid
• Fistula Coxigeale
• Fistula Perianale
• Hemorroidet
• Patologjite Onkologjike ( Kanceri )